Bota

Zbulohet zgjidhja e injeksioneve diabetike, si mund të zëvendësohen

9 Shkurt 2019, 20:30 Nga DOSJA
Zbulohet zgjidhja e injeksioneve diabetike, si mund të

Duket se shkenca po u jep zgjidhje dhe problemeve të diabetit.  Shkëncëtarët kanë zhvilluar një “pilulë gjilpëre” që mund t’u lejojë diabetikëve të marrin insulinë pa nevojën e injeksioneve të përditshme. Kapsula me madhësi bizelesh përmban një gjilpërë të vogël të bërë nga insulina të ngurta, të ngjeshura, e cila injektohet në murin e stomakut pasi kapsula është gëlltitur.

Pilula u testua fillimisht tek derrat dhe dha rezultate të barazvlefshme me insulinën nga ato të kërkuara nga diabetikët. Giovanni Traverso, një profesor në spitalin e Harvard Medical School, tha: “Motivi ynë është që ta bëjmë më të lehtë mënyrën se si pacientët marrin ilaçe, veçanërisht medikamente që kërkojnë injeksion. Mënyra klasike është insulina, por ka shumë të tjera.

Forma e kapsulës është e frymëzuar nga breshka e leopardit, e gjetur në Afrikë, e cila ka një guaskë të pjerrët, të mbushur me kube, e cila lejon që ajo të rregullohet nëse mbështetet në shpinë. Në rastin e kapsulës, forma e kupolës siguron që gjilpëra të përsëritet vazhdimisht drejt murit të stomakut. Kur gëlltitet kapsula, uji në stomak shkrin diskun, duke e futur gjilpërën në murin e stomakut.

Muri i stomakut nuk ka receptorë dhimbjeje, kështu që nuk ka gjasa që kjo të shkaktojë ndonjë shqetësim. Gjilpëra e insulinës zgjat rreth një orë për t’u shpërndarë në qarkullimin e gjakut. Ekipi tani po kryen teste të mëtejshme tek derrat dhe qentë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kapsula qe zevendeson insulinen zevendesohet insulina zgjidhje per diabetiket kapsula qe zevendeson insulinen zevendesohet insulina zgjidhje per diabetiket

Sondazh

Poll