Bota

Ngacmoi seksualisht 27 nxënëset e tij në shkollën fillore, arrestohet mësuesi

9 Shkurt 2019, 16:32 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht 27 nxënëset e tij në shkollën fillore,

Një mësues i një shkolle fillore në Gjakovë është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Në njoftimin e Pokurorisë Themelore të Gjakovës thuhet se mësuesi me inicialet B.V. përdorte fjalë joshëse, duke ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe të trupit, të paktën 27 nxënëse të shkollës fillore.

Prokuroria ka kërkuar që i dyshuari me inicialet B.V. të mbahet një muaj në paraburgim.

Njoftimi nga Prokuroria Themelore e Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit  B.V., për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “ keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare” nga neni 235 parag.4 nënparag 4.9 të KPRK-së.

I pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj 27 nxënëseve të një klase/paralele, në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i  ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri  ka përmbushur elementet e  veprës  penale të përshkruar më lartë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Ndërkohë kohët e fundit rastet e abuzimeve seksuale kanë tronditur shqiptarët sin ë vendin tonë ashtu edhe në Kosovë. Një 13-vjeçare u përdhunua nga 8 djem nën kërcimin e publikimit të një videoje që ajo kishte me të dashurin e saj. Ndërsa në Drenas një adoleshente u përdhunua nga mësuesi i saj, dhe nga hetuesi policor i zonës, tek i cili shkoi të denonconte mësuesin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ngacmim seksual i 27 nxeneseve ne gjakove perdhunimi i adoleshentes ne drenas perdhunimi i te mitures ne kavaje ngacmim seksual i 27 nxeneseve ne gjakove perdhunimi i adoleshentes ne drenas perdhunimi i te mitures ne kavaje

Sondazh

Poll