Aktualitet

Pukë/ Vrau me armë nga pakujdesia punonjësin e hidrocentralit, arrestohet autori

10 Shkurt 2019, 09:33 Nga DOSJA
Pukë/ Vrau me armë nga pakujdesia punonjësin e hidrocentralit,

PUKË- Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së punonjësit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë, Petrit Biba. (Lexo këtu)

Në prangat e policisë ka rënë autori i dyshuar Enderis Dodaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 shkurt 2019 nga pakujdesia pasi viktima dhe autori mbanin pa leje një armë.

Pas krimit, 25 vjeçari u largua nga vendngjarja, ndërsa punonjësi i HEC-it u dërgua me urgjencë drejt spitalit  të Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pukë
Në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë ju njoftojme se u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi P. B.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enderis dodaj petrit biba policia e shtetit puke vrasja ne puke enderis dodaj petrit biba policia e shtetit puke vrasja ne puke

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2019, 21:15

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Itali teksa është përplasur nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë  se ngjarja ka ndodhur në jug të Monopoli...