Aktualitet

Agjencia e Barnave: Hiqet shurupi Postan nga tregu…ka shumë plumb dhe lithium!

12 Prill 2019, 14:27 Nga DOSJA
Agjencia e Barnave: Hiqet shurupi Postan nga tregu…ka shumë plumb

TIRANE- Agjencia e Barnave njofton përmes Facebook se shurupi i përdorur gjerësisht Postan është i ndaluar të përdoret, për shkak të tejkalimit të nivelit të lejuar të plumbit dhe Lithiumit. Agjencia e ka bërë njoftimin në rrjetet sociale, duke harruar që ky shurup është një nga më të përdorurit në masë nga fëmijët. Shkak për ndalimin është tejkalimi i niveleve të lejuara të plumbit dhe lithiumit.

Reagimi i plotë:

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore bën me dije se pas njoftimit të marrë nga MAH (prodhuesi) dhe distributori farmaceutik, të cilët importojnë barin “Ponstan shurup 50mg/ml”, ka nisur tërheqja e tij nga tregu si pasojë e tejkalimit të niveleve të ekspozimit ditor të lejuar për Plumb dhe Lithium.
Aktualisht, ka nisur kthimi i sasisë stock nga të gjithë distributorët farmaceutikë dhe farmacitë e rrjetit të hapur në ambientet e distributorit të autorizuar, deri në datën 30 prill 2019.  Farmacistët që hasin përshkrimin e këtij bari përgjatë këtyre ditëve, lutemi të mos e ofrojnë ndaj pacientëve, duke u kërkuar këtyre të fundit rikonsultim me mjekun për alternativa të tjera.

Njoftimi i Agjencisë është bërë për qytetarët përmes rrjeteve sociale, dhe nuk ka ende një informacion të detajuar se me çfarë zëvendësohet ky ilaç.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agjencia e barnave ndalohet postani agjencia e barnave ndalohet postani

Sondazh

Poll