Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Arrestimi i ish-policit, çfarë tha dje gazetari Spartak Koka: Telefonoi grabitësit

12 Prill 2019, 12:24 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Arrestimi i ish-policit, çfarë tha dje

TIRANË- Tre ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas, është shoqëruar në polici një ish-polic i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Muratajt. A.H është ndaluar nga policia dhe më herët ka shërbyer si polic në këtë qytet.

Por si u paralajmërua përfshirja e tij?

Mbrëmjen e djeshme, gazetari i kronikës, Spartak Koka tha në “Opinion” se një ish-punonjës policie ka patur telefonata me anëtarë të këtij grupi”. Koka tha se dyshohet se ka qenë ai personi që ka telefonuar grabitësit.

“Një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion, që publikoi dhe mëyrën se si lëvizën autoblindat që çuan paratë në Rinas.

Ditën e sotme, është ndaluar një ish-polic, i dyshuar si bashkëpunëtor i Admir Muratajt, në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën 10 milionë euro. 

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas spartak koka admir murataj grabitja ne rinas spartak koka

Sondazh

Poll