Aktualitet

Lokali i ish portierit të Flamurtarit hidhet në erë me tritol, 8 persona merren në pyetje

12 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA
Lokali i ish portierit të Flamurtarit hidhet në erë me tritol, 8

Dje rreth orës 03:35 në lagjen ‘Rilindja’ në Vlorë një lokal është hedhur në erë me anë të eksplozivëve.

Lenda plasëse ishte vendosur në derën hyrëse të lokalit, i cili është në pronësi të ish portierit të Flamurtarit, Servet Zyberi. Eksplozivi ishte vendosur para derës, ku shpërthimi ka lënë pas disa dëmë materiale.

Policia po vazhdon me hetimet edhe pse deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Ish portiere Zyberi tregon se nuk ka pasur ndonjëherë konflikte dhe nuk e di se pse dikush do të vendoste lëndë plasëse në pronën e tij.

Por, pavarësisht deklaratave të dhëna në Polici nga Servet Zyberi, hetuesit dyshojnë se shkak mund të jetë ndonjë konflikt. Nuk përjashtohet pista që e gjitha mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti të djalit të pronarit të lokalit.

Kjo është pista kryesore, në të cilën po hetohet aktualisht nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje. Përveç babait, edhe i biri ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte të hapura dhe nuk e di se kush mund të jenë autorët e këtij sulmi me lëndë plasëse.

Policia e Vlorës deri më tani ka marrë në pyetje 8 persona për rastin në fjalë të cilët më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kameravë të sigurisë të cilat mund të japin të dhëna të reja për hetimin. Sipas grupit hetimor një sasi prej 200 gram tritol është përdorur për shpërthimin.

Ngjarja u raportua nga banorët e pallatit të cilët lajmëruan policinë dhe zjarrëfikësen pas shpërthimit të fortë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish portieri i flamurtarit lagjja rilindja lende plasese servet zyberi vlore ish portieri i flamurtarit lagjja rilindja lende plasese servet zyberi vlore

Sondazh

Poll