Aktualitet

Protesta e 13 prillit/ Kreu i PD Shkodër thirrje qytetarëve: Merrni pjesë masivisht

12 Prill 2019, 13:26 Nga DOSJA
Protesta e 13 prillit/ Kreu i PD Shkodër thirrje qytetarëve: Merrni

SHKODËR– Partia Demokratike e Shkodrës përmes një deklarate për shtyp fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në protestë për të treguar se nuk e kemi frikë këtë qeveri.

Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli komentoi edhe grabitjen e parave në Rinas, duke deklaruar se këtu ka gisht qeveria, e cila i përdor për të blerë zgjedhjet.

Shqipëri ka arsye të protestojë dhe të mos e durojë më këtë model qeverisje. Institucionet që duhet të na mbrojnë, qeveria po  e kthen kundër nesh, për të dhunuar. Po e shohim se në këtë vend nuk ka rend publik. Po shohim sesi policia  po merret me ndalimin e njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë vrasësit nuk arrestohen.

Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli 

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar ditën e nesërme një protestë madhështore, ku ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht dhe të rrëzojnë qeverinë Rama. Ata kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pd shkoder protesta e opozites 13 prill 2019 xhevdet amuli pd shkoder protesta e opozites 13 prill 2019 xhevdet amuli

Sondazh

Poll