Aktualitet

Premtimi i Ramës për “Policinë Gri”, si u ngri dhe nuk u shkri inspektoriati (FOTO)

12 Prill 2019, 13:07 Nga DOSJA

TIRANË- Ishte fushta elektorale e vitit 2017, kur kryeministri Edi Rama bëri disa herë një premtim që trazoi jo pak opinionin publik. Duke akuzuar LSI-në për vënie gjobash ndaj qytetarëve deklaroi se do ta shkrinte Task Forcën e Transportit Rrugor, e quajtur ndryshe dhe si “Policia Gri’. Në atë kohë ajo varen nga Ministria e Transportit që drejtohej nga LSI.

Menjëherë sa Ministria e Transporteve u shkri me Energjetikën, Damian Gjiknuri gjeti një hile që nuk e shkrinte por e ngrinte task forcën. Urdhëroi pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë, kontroll që ushtrohej nga e ashtuquajtura ‘Policia Gri’. Pezullimi i veprimtarisë së kontrollit në rrugë do të bëhej deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të Rregullores së Zbatimit të Kodit Rrugor.

Nga urdhri i Gjiknurit kanë kaluar 18 muaj, rregullorja e zbatimit të Kodit rrugor nuk ndryshoi, “Polica Gri”  ndryshoi teserën dhe ja ku shfaqet sërish. Më e kompletuar, më e fuqizuar më moderne.  Tani kanë faqen e tyre në facebook, ku reklamojnë edhe punën e përditshme. Siç mund ta shihni sapo kanë kryer një aksion në rrugë. Task Forca e Transportit Rrugor është ende në këmbë.

“Forcë e Transportit Rrugor vijon ushtrimin e kontrollit në Linjat e Transportit të Udhëtarëve në Aksin Tiranë – Gjirokastër. Si rregullator dhe mbikqyrës i Policisë për mbarëvajtjen e punës së Subjekteve që punojnë ndershmërisht dhe të bazuar në ligj. STOP konkurencës së pandershme dhe ç’do lloj tjetër informaliteti që dëmton shërbimin cilësor ndaj qytetarëve”, shkruan në një nga postimet “Policia Gri”.

Duket se ky premtimi Ramës ka mbetur vetëm në letër, ose ka përfunduar me kohën e Gjiknurit në ministrinë e transporteve. Pasi “Policia Gri” vijon ende e qetë punën e saj dhe e reklamon në Facebook, pa e ditur se Kryeministri e di se kjo strukturë duhej të ishte shkrirë me kohë.

Por çfarë është ‘policia gri’?

Struktura përbëhej prej 110 inspektorësh, që kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e rregullave në transportin rrugor. Këta inspektorë që vishen më uniform policie ngjyrë gri, qëndrojnë kryesisht në rrugët kombëtare për të kontrolluar automjete e rënda që transportojnë mallra dhe pasagjerë. Kjo është lista e dokumenteve që të ashtuquajturit policët gri kontrollojnë ndaj drejtuesve të automjeteve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama policia gir premtimi i edi rames task forca e tranportit rrugor edi rama policia gir premtimi i edi rames task forca e tranportit rrugor

Sondazh

Poll