Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Zvërnec, dyshimet e para

12 Prill 2019, 13:40 Nga DOSJA
Gjendet një trup i pajetë në Zvërnec, dyshimet e para

VLORË- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Zvërnec të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga peshkatarët dhe është i një burri rreth 60 vjeç.

Burime i thanë Dosja.al, se i ndjeri dyshohet se vuante nga probleme mendore.

Mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake, ndërsa trupi i pajetë ësthë dërguar në morg për veprome të mëtejshme. 

Lajmërimi i policisë: 

Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i sëmur mendor trup i pajete vlore zvernec i sëmur mendor trup i pajete vlore zvernec

Sondazh

Poll