Aktualitet

“74-vjeçari vdiq se u vonua ambulanca”/ Pushuesi në Velipojë tregon momentet e tmerrit: Mjekët erdhën pas 40 minutash,

7 Shtator 2020, 09:57 Nga DOSJA
“74-vjeçari vdiq se u vonua ambulanca”/ Pushuesi në

VELIPOJË– Një dëshmitar nga vendngjarja ka treguar detaje për vdekjen e 74-vjeçarit në plazhin e Velipojës. Për “Telegraf”  ai ka treguar se 74-vjeçari u nxorr nga uji nga një zhytëse nga Kosova, e cila ndodhej rastësisht në atë plazh. Sipas pushuesit trupi i 74-vjeçarit u nxorr menjëherë nga uji, por ky i fundit humbi jetën 40 minuta në vonë, për shkak se u vonua ambulanca, Ai sqaron se mjekët nuk i dhanë ndihmën e parë të moshurit, për shkak të vonesës.

Dhe një nga shkaktaret e vdekjes është vonesa e ambulancës e cila është vonu më shumë se 30 apo 40 minuta (pasi ka ndërruar jetë pacienti). Vonesa e ambulancës ka shkaktuar edhe pakënaqësi dhe irritim te pushuesit, të cilët në masë të madhe janë mbledhë dhe kanë brohoritur dhe kanë shajte ambulancën.”, tregon qytetari.

Reagimi i qytetarit: 

Desha të ndaj një lajm. Dje isha në pushime në Velipojë. Rreth orës 17:00 pasdite ka vdekur një pushues nga Kosova, sipas informatave ishte rreth moshës 74 vjeçar, nga komuna e Ferizaj. Në vendin e ngjarjes për fat të mirë ka qëlluar një zhytëse profesioniste nga Kosova, e cila me shpejtësi e ka nxjerre nga uji dhe ia ka dhënë ndihmën e parë, mirëpo fatkeqësisht pas 30 apo 40 minutave, i ndjeri ka ndërruar jetë. 

Ajo çfarë po më shtyn të ju jap këtë informate është neglizhenca e ambulancës. Në rrethin e Velipojës nuk kishte pas fare ambulancë dhe është dashur që ambulanca të vijë nga Shkodra, diku më shumë se 40 km larg.

Dhe një nga shkaktaret e vdekjes është vonesa e ambulancës e cila është vonu më shumë se 30 apo 40 minuta (pasi ka ndërruar jetë pacienti). Vonesa e ambulancës ka shkaktuar edhe pakënaqësi dhe irritim te pushuesit, të cilët në masë të madhe janë mbledhë dhe kanë brohoritur dhe kanë shajte ambulancën.

Desha të ndajë këtë lajm që të ketë një reagim nga institucionet e Shqipërisë që e kanë neglizhu shumë këtë situatë dhe si ka mundësi që gjithë ai numër i pushuesve mos me pas ambulancë afër bregdetit?

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Viktima ishte nga qyteti i Ferizajt dhe u nxorr i gjalë nga uji. Pushuesit tentuan që ta ndihmonin, por nuk e shpëtuan dot. Ambulanca u vonua për 40 minuta, pasi shërbimi i ambulancës në Velipojë është mbyllur që më 31 gusht. Në vendngjarje mbërrit ambulanca e Shkodrës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes pushesi në velipojë vdes pushesi në velipojë

Sondazh

Poll