Aktualitet

Tenton të plagosë me kaçavidë përgjegjësin e pyjores, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, në kërkim edhe 3 shokët e ti

7 Shtator 2020, 07:58 Nga DOSJA
Tenton të plagosë me kaçavidë përgjegjësin e

LIBRAZHD- Policia e Librazhdit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale A.B, pasi ka tentuar të plagosë në bark punonjësin e Agjensinë së Zonave të Mbrojtura në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme  tek “Qafa e Vaskut” në Rrajcë, teksa 27-vjeçari bashkë me 3 persona të tjerë po tentonin  të mbushnin një furgon me dru të prera.  Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre shtetasit e tjerë, A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, si bashkëpuntorë të 27-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.

Këta shtetas rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjeçari në librazhd arrestohet 27-vjeçari në librazhd

Sondazh

Poll