Aktualitet

Ende pa filluar shkolla, një mësuese dhe një sanitare në Fier rezultojnë të infektuara me COVID

7 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA
Ende pa filluar shkolla, një mësuese dhe një sanitare në

FIER- Një mësuese dhe një sanitare e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier  rezultojnë të infektuara me koronavirus.

Inspektoriati i Shëndetit Publik bën me dije se testi i COVID-19 është kryer pas kërkesë së dy grave, pasi ditët e fundit ato kanë pasur simptoma të virusit. Mësohet se mësuesja e sanitarja janë karantinuar në banesat e tij. Nuk dihet ende nëse ditët e fundit mësuesja ka kontakt me nxënësit e saj.

Po kështu, orët e fundit kanë rezultuar të infektuar edhe 8 të burgosur të burgut të Drenovës. Këta të fundit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Burgut në Tiranë.

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje, se kanë humbur jetën edhe 4 pacinetë të tjerë, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 316. Aktualisht në vend janë 3833 raste aktive.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mësuesja në fier e infektuar koronavirusi ne shqiperi mësuesja në fier e infektuar

Sondazh

Poll