Aktualitet

VIDEO/ “E vranë pas shpine, por spitali s’hapte portën”, prindërit e Gramoz Palushit “thyejnë” heshtjen 16 vite pa

7 Shtator 2020, 08:52 Nga DOSJA
VIDEO/ “E vranë pas shpine, por spitali s’hapte

TIRANE- Familja e të riut Gramoz Palushi, i cili u vra gjatë festimeve të vitit 2004, pas fitores së Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë, ka rrëfyer atë që ka ndodhur atë ditë.

Prindërit dhe vëllai i Palushit, kanë thënë se 20-vjeçari u vra pas shpine dhe se spitali nuk i hapi as derën. “Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet”, rrëfeu i ati, gjatë një interviste për Abc News. 

Ndërsa, Mirushi i vëllai, ka thënë se ndihet krenar kur shikon në stadiume pankarta me emrin e të vëllait dhe kujtimin e tij.

“E bëjnë thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar”, tha i vëllai.

Gramoz Palushi, 20 vjeç u vra pas festimeve të ndeshjes Shqipëri-Greqi, e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1, një fitore që u kthye në festë kombëtare, brenda dhe jashtë vendit.  Palushi, një emigrant shqiptar u vra nga një tifoz grek në ishullin Zakinthos. Gjithçka ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, kur disa tifozë grekë u përleshën me një grup shqiptarësh që po festonin fitoren e kuqezinjve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz palushi gramoz palushi

Sondazh

Poll