Grabitën me dhunë në mes të natës banesën në Finiq/Dalin fotot e tre “skifterave” që po terrorizonin banorët, si u
7 Shtator 2020, 08:24Nga DOSJA
SARANDË- Policia e Sarandës ka zbardhur vjedhjen që ndodhi disa ditë më parë në banesën e Dhimitër Papës në fshatin Melçan të Finiqit. Policia bën me dije se për këtë vjedhje ka arrestuar tre autorët, të cilët janë Jetmir Gerbi 31-vjeç, Kleo Hysi 32 vjeç, dhe 29 vjeçari Paris Qurku.
Uniformat blu bëjnë me dije se të tre personat nëpërmjet dhunës kanë marrë në banesën e 92-vjeçarit, një armë gjahu dhe 20 mijë lekët të reja. Ndërkohë ata akuzohen edhe për një sërë vjedhjesh të tjera që kanë ndodhur në këtë zonë.
NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar për këtë ngjarje, konkretisht: K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja. Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin. e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Familja e të riut Gramoz Palushi, i cili u vra gjatë festimeve të vitit 2004, pas fitores së Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë, ka rrëfyer atë që ka ndodhu...
LIBRAZHD- Policia e Librazhdit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale A.B, pasi ka tentuar të plagosë në bark punonjësin e Agjensinë së Zonave të Mbrojtura...
LEZHË- Shumë banorë të Lezhës vijojnë të jenë në qiell të hapur, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Së fundmi ish-nënkryetarja e bashkisë së L...
TEPELENË- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një makinë “Wolkswagen” në Tepelenë. Mësohet se mjeti me targa “AA966LK” i...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të kemi një mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Meteoalb partashikon se sot nuk do të ketë reshje shiu në asnjë pjesë t...
TIRANË- Tritan Kalo ka njoftuar se në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat. Sipas mjekut, ky vendim është marrë pë...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë vendimin e Presidentit Ilir Meta për ...
TIRANË– Hamid Skuqi, një prej dy të arrestuarve në mesin e Gushtit 2020 për vjedhjen e një Audi Q5 në plazhin e Durrësit, ka surprizuar oficerët e Policisë...