Aktualitet

Dhanë leje ndërtimi false/ Shkon në gjykatë dosja për ish-kreun e Bashkisë së Kuçovës, Bardhyl Gjyzeli dhe 2 zyrtarët

7 Shtator 2020, 08:56 Nga DOSJA
Dhanë leje ndërtimi false/ Shkon në gjykatë dosja për

KUÇOVË- Dosja e ish-kryetarit socialist të bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli, ajo e ish-drejtorit  Urbanistikës, Gentjan Islami dhe inxhinierit Gjergji Çërra janë dërguar për gjykim në gjykatën e Beratit.  Të tre ish-zyrtarët akuzohen se “Shpërdorim Detyre”, pasi 5 vite më parë kanë dhënë një leje ndërtimit false për një objekt dy katësh në qytetin e Kuçovës.   Bashkë me ta në gjykim edhe qytetari që ata favorizuan në dhënien e lejes së një objekti, Arben Bilbili, që akuzohet për “Falsifikim dokumentash” dhe “Dëshmi të rremë”.

Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Tasim Puci, rezulton se leja e ndërtimit është nxjerrë nga bashkia e Kuçovës pasi kishte përfunduar ndërtimi i objektit dhe se i gjithë dokumentacioni ku janë bazuar për të nxjerrë këtë leje, janë falso.

Çfarë thuhet në dosjen penale? 

Në vitet 1992-1993 Merjeme Bilbili dhe bashkëshorti i saj Myfiti, që vdiq disa vite më vonë,kur të gjithë filluan të ndërtonin pa leje, kanë ndërtuar familjarisht një objekt në lagjen “Tafil Skëndo”, me funksion shërbimi “bar-kafe”. Më pas ata kanë ngritur edhe katin e dytë të ndërtesës, që ka përfunduar në vitet 1995-1996, duke menduar se do të fillonin proceset që të pajiseshin me dokumentacion të rregullt ligjor.

Në vitin 2004 ata janë njoftuar nga Drejtoria e Urbanistikës në bashkinë e Kuçovës në lidhje me mbledhjen që do të zhvillohej, ku do të diskutohej pajisja me dokumenta e ndërtimeve që kishin bërë. Pas këtij njoftimi, ata ishin në pritje për të bërë dokumentacionet e duhura por në vitin 2005 lajmërohen nga bashkia Kuçovë se shtetasi Arben Bilbili kishte aplikuar për “regjistrim prone”, ku pjesë e dosjes është edhe leja e ndërtimit nr.34, datë 16.04.2008 dhe leja e përdorimit nr.312. datë 27.02.2015.

Pas rreth 9-muajsh hetime, prokurori Tasim Puci ka konkluduar se ekzistojnë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të akuzuarit: Bardhyl Gjyzeli, Gentjan Islami, Gjergji Çërra dhe Arben Bilbili kanë konsumuar elementet e veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërsa Arben Bilbili ka konsumuar elemente të veprave penale: “Falsifimim i dokumentave” dhe “Deklarimi i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl gjyzeli gentjan islami gjergji çërra bardhyl gjyzeli gentjan islami gjergji çërra

Sondazh

Poll