Aktualitet

316 viktima/ Rëndohet bilanci në Shqipëri, vdesin 4 persona dhe infektohen 153 të tjerë brenda 24 orëve, 12 të shëruar vuajnë ende pasojat, ministria: Kujdes, hapja e shkollave rrit infektimet

VIDEO
  • Nëntë persona rezultojnë të prekur me Covid-19 në Elbasan
  • Spitali i qytetit kthehet në ‘vatër të nxehtë’, mjeku dhe kryeinfermierja dalin me Covid-19
  • Një 64-vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81-vjeçar, një 85-vjeçare dhe një 87-vjeçar nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirus, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 316.

    SHQIPËRI– 316 viktima, 3833 të infektuar aktivë dhe 6106 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë. Një 64-vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81-vjeçar, një 85-vjeçare dhe një 87-vjeçar nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirus, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 316.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe 153 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

    Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

    Ndërsa 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6106 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

    COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)
    Testime totale 67904
    Raste pozitive 10255

    Raste të shëruara 6106
    Raste Aktive 3833
    Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 2045
    Durrës 450
    Shkodër 302
    Lezhë 216
    Elbasan 160
    Korçë 145
    Vlorë 134
    Kukës 132
    Fier 111
    Berat 68
    Dibër 35
    Gjirokastër 35

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment