Aktualitet

Drejtorja e ARRSH, Qato: Tiranë-Elbasan hapet e plotë brenda majit, bypass-i Fierit ditën e zgjedhjeve

12 Prill 2019, 12:17 Nga DOSJA
Drejtorja e ARRSH, Qato: Tiranë-Elbasan hapet e plotë brenda majit,

TIRANË-  Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, në një intervistë për ERTV ka folur për investimet në infrastrukturë. Gjatë fjalës së saj u shpreh se shumë shpejt dy nga rrugët më të rëndësishme që janë në ndërtim do të përfudojnë shumë shpejt. Qato theksoi se brenda 17 Majit do të dorëzohet e plotë rruga Tiranë Elbasan, korsia e parë e së cilës u hap në 14 Mars.

Qato deklaroi gjithashtu se shumë shpejt do të përfundojnë edhe Elbasan-Banjë me dy lote, si edhe loti i parë i Skrapar- Përmet. Sipas Qatos, kontraktori për ndërtimin e bypass-it të Fierit është duke punuar me ritme shumë të larta për të mbajtur premtimin e hapjes së një korsie për automjetet brenda 30 Qershorit 2019.

Qato shtoi se ARRSH monitoron çdo ditë grafikun e punimeve në këto akse, që të realizojmë punimet brenda vlerës së kontratave të prokuruara, me qëllim që asnjë lek nga buxhetit i shtetit të mos shkojë për shtesa punimesh.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afatet e punimeve by pass fier sonila qato tirane elbasan afatet e punimeve by pass fier sonila qato tirane elbasan

Sondazh

Poll