Aktualitet

Elbasan/ 5 kilogramë kokainë, prangoset ish-polici i dyshuar se bashkëpunoi me Muratajn, 7 të shoqëruar (Emrat)

12 Prill 2019, 12:03 Nga DOSJA
Elbasan/ 5 kilogramë kokainë, prangoset ish-polici i dyshuar se

ELBASAN-Policia e Shtetit ka shoqëruar në drejtori një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e Rinasit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arrestuari është një ish-polic, me inicialet A.H i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Admir Muratajt në grabitjen spektakolare të Rinasit ku u morën 10 milionë euro. Burimet shtojnë se atij iu gjetën 5 kilogramë kokainë. Për drogën, policia ka shoqëruar edhe 7 persona të tjerë. 

Në pranga mësohet se kanë rënë:

Edmond Bardhi

Skender Pellumbi

Aurel Ferra

Nushi Salla

Agron Qafa

Një grabitje spektakolare ka ndodhur tre ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.  Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet grabitesi i rinasit grabitja ne rinas policia e elbasani arrestohet grabitesi i rinasit grabitja ne rinas policia e elbasani

Sondazh

Poll