Aktualitet

Rëndohet bilanci, nëntë persona rezultojnë të prekur me Covid-19 në Elbasan, ky qark ka humbur 19 viktima që nga fillimi

6 Shtator 2020, 13:52 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci, nëntë persona rezultojnë të prekur me

ELBASAN– Nëntë persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se këto raste, janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Nëntë personat e prekur, janë kontakte të të diagnostikuarve më herët me Covid-19.

Elbasani, që nga fillimi i panidemisë, deri një ditë më parë, shënon 154 persona aktivë me Covid-19 dhe 19 viktima.

Ndërkohë, në total, në Shqipëri kanë humbur jetën 312 persona. Vetëm një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 135 qytetarë, rezultuan të prekur me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koroanvirusi ne shqiperi elbasan koroanvirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll