Aktualitet

Vranë Eglantina Bucin/ Gjykata lë në qeli babë e bir, Faik Buci shfaqet i qeshur, ndërsa djali i tij ShkëlzenI sillet forc

6 Shtator 2020, 10:18 Nga DOSJA
Vranë Eglantina Bucin/ Gjykata lë në qeli babë e bir, Faik

TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për  vrasësit gjakftohtë Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët i morën jetën 23-vjeçares Eglantina Buci. Mësohet se këtë vendim e ka dhënë gjyqtari Lazer Sallaku, ndërsa prokuror i çështjes është Artan Lulo.

Autorët në seancën e sotme u shfaqën të qetë në gjykatë dhe në një moment Faik Buci qeshi. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme ai qeshi para kamerave dhe nuk u shfaqet i penduar për krimin makabër. Por, Faik Buci u bezdis nga prania e mediave dhe tha se çfarë kërkojnë ato aty. “Çfarë doni ju këtu”, mësohet t’u ketë thënë ai gazetarëve.

Ndërkohë,  vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci u soll forcërisht në gjykatë, pasi ai refuzoi të merrte pjesë.

Vrasja e Eglantina Bucit  është zbardhur 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua dy ditë më parë babai i saj, Faik Buci. Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci, vëllai i saj. Familja e saj nuk e pranoi lidhjen me një djalë, duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes dhe për këtë aryse e vranë. Detaje tronditëse për këtë ngjarje ka treguar edhe një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.  Ai shprehet se vëllai e ka qëlluar me një plumb në faqe të motrën në Malin me Gropa. Sipas tij më pas Shkëlzeni ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se e kreu punën. Për këtë ngjarje në polici Faik Buci ka dhënë dy dëshmi kontradiktore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina buci

Sondazh

Poll