Aktualitet

Baton Haxhiu sjell tre projekte në Shqipëri! Zbulohet emisioni që do të konkurojë ‘kokë më kokë’ Fevziun, gazetari n

6 Shtator 2020, 13:39 Nga DOSJA
Baton Haxhiu sjell tre projekte në Shqipëri! Zbulohet emisioni që

TIRANË– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu do të zhvendoset në Shqipëri. Dosja.al mëson se ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, si të ftuar në studio televizive në Tiranë, sidomos në atë të “Opinion”, tashmë Haxhiu do të ketë një emision të tijin.

Çdo të enjte, në orën 21:00, në AbcNews, Baton Haxhiu do të zhvillojë një emision me tema kryesisht politike dhe me të ftuar. Nuk dimë të themi nëse Haxhiu do ta ruajë logon e emisionit të tij që transmetohej në Kosovë, ‘Zona B’ apo do të vijë me diçka krejtësisht të re.

Baton Haxhiu ka sjellë tre projekte, një që është pikërisht emisioni që do të jepet çdo të enjte dhe do ta drejtojë vetë, ndërsa dy të tjerët, detajet e të cilëve nuk janë zbardhur ende, do të jenë në bashkëpunim.

Ajo që dihet tashmë, është se Baton Haxhiu do të jetë rivali kryesor i Fevziut, i cili të enjteve prezanton emisionin e tij të përvitshëm “Opinion”. Nëse Eni Vasili, do të vijojë me transmetimin e emisionit “Open”, në Top-Channel, të tre do të jenë ‘kokë më kokë’ për audiencën e të enjtes mbrëma.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu blendi fevziu eni vasili baton haxhiu blendi fevziu eni vasili

Sondazh

Poll