Aktualitet

Gjoba 44 mln $/ Biznesmeni Bego: U zgjodhëm nga firma “Aktor” në kohën e Berishës. PD akuza qeverisë, PS nxjerr Ballën

6 Shtator 2020, 11:38 Nga DOSJA
Gjoba 44 mln $/ Biznesmeni Bego: U zgjodhëm nga firma “Aktor”

TIRANË- Ditën e djeshme Dosja.al zbuloi një vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC), ku thuhet se  qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës.

Ky vendim u dha nga Arbitrazhi, pasi kompania greke “Aktor” paditi qeverinë shqiptare për punimet shtesë në këtë aks rrugor. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan.

Një ditë pas publikimit të këtij lajmi nga Dosja.al, erdhi edhe një reagim nga vetëm Edmond Bego, pronari i firmës  “Inerte Ekspress”. Bego deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij kompania “Inerte Ekspress” nuk ka qenë asnjeherë e kontraktuar nga ARRSH-ja për të përfunduar kontratën  e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai sqaron më tej se firma e tij është përzgjedhur nga Shoqëria “Aktor ” në që fillimin e kontratës për furnizim me inerte dhe beton. Kjo kontratë, sipas Begos është firmosur në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.

Ndërkohë për këtë vendim ka reaguar edhe Partia Demokratike. Ish-deputeti Gent Stazimiri  përmes një deklarate nga selia blu, deklaroi se Edi Rama ka gjobitur me 44 milionë dollarë shqiptarët për interes të mikut të tij dhe të Taulant Ballës, Edmond Bego.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në emër të Partisë Socialiste.  Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, lidhet me projektet e papërfunduara të kësaj rruge gjatë qeverisjes së PD-së. Ai deklaron se do të paditë median dhe Partinë Demokratike për akuzat lidhur me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

(f.m/j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan edi rama edmon bego arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan edi rama edmon bego

Sondazh

Poll