Aktualitet

Vrasja e Eglantina Bucit/ Gjykata lë në qeli babë e bir. Si e ekzekutoi vëllai 8 vite më parë 23-vjeçaren pas urdhrit të

6 Shtator 2020, 12:16 Nga DOSJA
Vrasja e Eglantina Bucit/ Gjykata lë në qeli babë e bir. Si e

TIRANË- Vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci do të qëndrojnë në burg, pasi akuzohen se kanë vrarë në vitin 2012 23-vjeçaren Eglantina Buci. Gjykatësi Lazer Sallaku dha sot për ta sot masën e sigurisë “arrest me burg” . Të dy të arrestuarit u shfaqën të qetë në gjykatë, ndërkohë para togave të zeza nuk pranuan krimin e rëndë. Madje në një moment babai i viktimës, Faik i Buci u shfaq duke qeshur.

Pas seancës avokati i tyre, Arben Gramo u shpreh më tej se nuk ka prova të mjaftueshme për Faik dhe Shkëlzen Bucit për këtë vrasje. Ai theksoi se vajza nuk vinte në shtëpi ndaj mendohet se mund të ishte prostituuar.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Një dëshmitar, i cili ndodhet në qeli ka treguar detaje tronditëse nga vrasja e 8 viteve më parë të Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Para oficerëve të policisë, bashkëpunëtori i drejtësisë (emri të cilit ende nuk dihet) ka treguar se ka qenë prezent në momentin që Shkëlzen Buci vrau me armë motrën e tij, Elgantina Bucin. Ai tregon se ditën e vrasjes pas Shkëlzeni mori në një makinë Golf 2,  atë dhe motrën e tij pasi kishte “dëshirë” të pinte kafe me ta. Por,  pasi hipën në makinë Shkëlzeni e çoi Eglantinën tek Mali me Gropa, ku aty edhe e vrau me armë.  Dëshmitari tregon më tej se Shkëlzeni vrau të motrën me një plumb në fytyrë dhe më pas telefonoi të atin dhe i tha që e kreu punën. Gjatë momenteve të tmerrit 23-vjeçarja vetëm qante. Pas vrasjes dëshmitari është kërcënuar me jetë nga Faik Buci, nëse do të tregonte detaje për ngjarjen e rëndë.

Kaluan vitet dhe Eglanina Buci rezultonte e humbur. Vëllai i babai i saj shpreheshin ajo ndodhej jashtë vendit, ku prostituinte. Por, gjetja e eshtrave të 23-vjeçares nga një gjahtar në Malin me Gropa hodhi dritë mbi ngjarjen. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua dy ditë më parë babai i saj, Faik Buci. Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci. Shkaku i vrasjes ishte pasi familja e saj nuk e ka pranuar lidhjen me një djalë, duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes. Mesa duket ata nuk janë penduar për krimin e rëndë.

J.V/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll