Aktualitet

Vrasja e Eglantina Bucit nga i ati dhe vëllai, avokati i dy të akuzuarve: Nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre, d

6 Shtator 2020, 11:42 Nga DOSJA
Vrasja e Eglantina Bucit nga i ati dhe vëllai, avokati i dy të

TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ditën e sotme Faik dhe Shkëlzen Bucin, të cilët vranë Eglantina Bucin në vitin 2012.

Dy të akuzuarit kanë mohuar krimin e ndodhur 8 vite më parë. Sipas avokatit të tyre,  Arben Gramo, vajza është larguar nga shtëpia vite më parë, në 2010 e nuk kanë pasur kontakt të mëparshëm me të.

Avokati u shpreh më tej se nuk ka prova të mjaftueshme e se vajza nuk vinte në shtëpi ndaj mendohej se mund të ishte prostituuar.

Gjykata penale la në fuqi atë që tha në datën 4, masën e sigurimit ‘Arrest me burg’, personat nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Provat janë të errëta, nuk ka prova, thjesht janë dyshime të bazuara në gjykimin e mëparshëm, prandaj është rishfaqur çështja, se kjo ka që në 2012, më pas është pezulluar në 2017. I ati dhe vëllai tek vitet 2019 2010 janë takuar për herë të fundit, janë interesuar por ajo nuk banonte në shtëpinë e të atit, ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe.  Është konstatuar ADN e vajzës, është marrë konfirmimi nga nëna e vërtetë e vajzës dhe ato eshtra mund të jenë të Eglantina Bucit. Ata nuk kanë jetuar normalisht, vajza nuk vinte në shtëpi dhe me kërkesat që babai ka bërë vetë ajo nuk vinte në shtëpi dhe prandaj mendohet se mund të jetë prostituuar“, tha avokati.

Vrasja e Eglantina Bucit  është zbardhur 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua dy ditë më parë babai i saj, Faik Buci. Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci, vëllai i saj. Familja e saj nuk e pranoi lidhjen me një djalë, duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes dhe për këtë aryse e vranë. Detaje tronditëse për këtë ngjarje ka treguar edhe një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje. Ai shprehet se vëllai e ka qëlluar me një plumb në faqe të motrën në Malin me Gropa. Sipas tij më pas Shkëlzeni ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se e kreu punën. Për këtë ngjarje në polici Faik Buci ka dhënë dy dëshmi kontradiktore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati zbardhet vrasja e eglantina buci avokati zbardhet vrasja e eglantina buci

Sondazh

Poll