Shpërdanin drogë nëpër kryeqytet/ Arrestohet dy të rinjtë në Tiranë, në kërkim një tjetër, çfarë iu gjeti policia
6 Shtator 2020, 09:47Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa ka sekuestruar dhe disa doza kokainë, celularë, armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme të hollash.
Në bazë të burimeve zyrtare është bërë me dije se janë vënë në pranga K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28.
Mësohet se personave të arrestuar u janë sekuestruar 620 gr lëndë narkotike, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “PARKIMI”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shpërndarës të lëndëve narkotike si dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtraie kriminale. Sekuestrohen rreth 620 gr lëndë narkotike, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike si dhe në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. ( nuk jepen të dhëna të tjera për arsyje hetimi). Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë. Gjatë operacionit në rrugën “Rrapo Hekali” , shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
J.V;a.c/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Familja e Eglantina Bucit është tronditur disa herë nga vdekjet e njëpasnjëshme të të afërmve. Mësohet se 23-vjeçares i ka vdekur edhe një v...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë nën pranga dhe po heton një 52-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar i cili ka shkelur në mënyrë të pë...
KURBIN- Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparu...
TIRANË- Detaje të reja tronditëse kanë dalë për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.Babai Faik Buci para se ek...
TIRANË- Zbardhet një tjetër dëshmi e Faik Bucit, i cili akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim me djalin ka vrarë vajzën e tij, Eglantina Buci. Në dëshm...
TIRANË- Edmond Bego, pronari i kompanisë “Inerte Ekspress” ka reaguar për lajmin e publikuar në Dosja.al se mori 10 milionë euro nga qeveria shqiptare për ...