Bota

‘Magjia’ e rikthimit të Ermal Metës në skenën e Sanremo 2019

9 Shkurt 2019, 14:53 Nga DOSJA
‘Magjia’ e rikthimit të Ermal Metës në skenën e

Mbrëmjen e kaluar Ermal Meta u kthye në skenën e Sanremos 2019, këtë herë si fituesi i edicionit të kaluar, për të performuar në mbrëmjen e dueteve. Ai ishte i ftuar të këndonte në garë me këngën e Simone Cristichi, ‘Abbi cura di me’.

Performance mori duartrokitjet e merituara nga publiku në sallë dhe komentet ishin positive në rrjetet sociale. Kjo këngë është pretenduese e çmimit të parë në këtë edicion, me mesazhin e lumturisë, vuajtjes dhe bukurisë së shpirtit.

‘Bota sot është shumë materialiste në gjithçka,për këtë arsye edhe kënga u prit mirë nga publiku. Është një këngë që të fton të reflektosh dhe të mendosh. Kur e dëgjova për herë të parë , u stepa dhe mendova është njkë këngë e mrekullueshme. Veçantia është se këngët e tij janë të njohura si fruit unik i këtij artisti të madh. E njoh Simone Cristichi prej 2005, është një artist që më emocionon. Kjo këngë është një poezi e vërtetë.”- u shpreh kështu Ermal Meta.

Sigurisht që edhe Ermali ishte i ftuari më special dhe si i tillë u bashkua edhe në performancën e këngës.

Mbrëmjen e sotme, 24 këngëtarët do të performojnë për çmimin ‘Palma e Artë’. Ky edicion është ndryshe se vitet e tjera, pasi numri i ndjekësve është rritur ndjeshëm, veçanërisht të rinjtë.

Ermal Meta dhe Simone Cristichi duke performuar ‘Abbi di me’, në skenën e Sanremo 2019.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #sanremo2019 #ermalmeta #simonecristichi #sanremo2019 #ermalmeta #simonecristichi

Sondazh

Poll