Aktualitet

Fshihej në Shqipëri, kush është Lubjana Gjecaj? Grupi terrorist me bazë në Itali martonte vajzat e huaja me shqiptarë, pa

5 Shtator 2020, 07:18 Nga DOSJA
Fshihej në Shqipëri, kush është Lubjana Gjecaj? Grupi

TIRANË– Mbrëmjen e sotme Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane ka prangosur 43-vjeçare Lubjana Gjecaj, e cila ishte e dënuar në Itali për pjesëmarrje në një grup terrorist. Shqiptarja, e cila ishte pjesë e hetimeve se bashku me 5 shqiptarë të tjerë, akuzohej se është pjesë e një rrjeti rekrutimi të xhihadistëve nga Itali për në Siri. Më  07 maj të vitit 2018, ajo u dënua me 3 vjet burg.

Lubjana Gjecaj është e ëma e Aldo Kobuzit, shqiptarit që u martua me një italiane për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste në vendin fqinj.

Djali i saj, Aldo Kobuzi aktualisht ndodhet në Siri dhe lufton krah ISIS së bashku me gruan e tij me italiane, e cila është konvertuar në myslimane. Maria Giulia Sergio ose ndryshe “Fatima”, gjithashtu u nis për të luftuar në Siri bashkë me bashkëshortin, megjithatë ende nuk dihet fati i tyre.

Ky grup i strukturuar kriminal terrorist, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

POR SI E NISI AKTIVITETIN GRUPI?

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane (Maria Giulia) dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi (Aldo Kobuzi) u shndërrua në një celulë terroriste brenda Italisë që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in. Hetimet për grupin kanë nisur në vitin 2014, ku Policia italiane së bashku me atë shqiptare prangosën 10 persona (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez) për pëfshirje në organizatë. Shqiptarët u identifikuan si: Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet terroristja ne tirane lubjana gjecaj tirane arrestohet terroristja ne tirane lubjana gjecaj tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2020, 19:16

TIRANË– Shkëlzen Buci, personi që tashmë pret të marrë edhe një tjetër dënim për vrasjen e të motrës, Eglantina Buci, ndodhet në qeli pasi është dënuar nga...