Aktualitet

Digjen dosjet e naftëtarëve dhe të pensionistëve? Zjarr tek Sigurimet Shoqërore në Fier, drejtoresha Ndreko: U shkrumbuan

5 Shtator 2020, 06:15 Nga DOSJA
Digjen dosjet e naftëtarëve dhe të pensionistëve? Zjarr tek

FIER- Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri është aktivizuar rreth orës 07:20, dhe ka përfshirë vetëm katin e parë të godinës.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Burime të tjera pretendojnë se janë djegur dosje të pensionistëve dhe të naftëtarëve në Fier dhe se zjarri ka qënë i qëllimshëm. Ndërkohë versioni i ri është mohuar nga drejtoresha e institucionit, Vilma Ndreko. Kjo e fundit ka bërë me dije se nuk është djegur asnjë dokument arkive. 

“Janë djegur dokumente të punës së përditshme të drejtorisë. Nuk është djegur arkiva, s’janë djegur dokumente të vjetërsisë,”-është shprehur Ndreko.

Megjithatë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr. Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier godina e sigurimeve shoqërore zjarr tek sigurimet ne fier fier godina e sigurimeve shoqërore zjarr tek sigurimet ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2020, 19:16

TIRANË– Shkëlzen Buci, personi që tashmë pret të marrë edhe një tjetër dënim për vrasjen e të motrës, Eglantina Buci, ndodhet në qeli pasi është dënuar nga...