Sport

Më në fund flet Messi: Bartomeu nuk e mbajti fjalën, por do të qendroj te Barcelona

4 Shtator 2020, 17:01 Nga DOSJA
Më në fund flet Messi: Bartomeu nuk e mbajti fjalën, por do

SPANJË- Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi më në fund ka vendosur që të flasë publikisht në lidhje me vendimin që ka marrë për të ardhmen. 33-vjeçari ka zbuluar se do të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve pasi nuk dëshiron që të largohet nga klubi me vendime ligjore, por paqësisht. Ai gjithashtu në fjalën e tij kritikoi edhe presidentin Bartomeu pasi ka qëndruar neglizhent për shqetësimet që ka patur dhe nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur.

Kurrë nuk do të largohem nga ky klub për shkaqe ligjore, kështu që do të vazhdoj të jem pjesë e Barcelonës. Ka qenë një vit i komplikuar dhe disa herë i kam shprehur drejtuesve dëshirën time për t’u larguar.

Kam vuajtur shumë gjatë stërvitjeve, ndeshjeve dhe në dhomat e zhveshjes. Doja të provoja një sfidë të re, kjo nuk ka lidhje fare me humbjen 8-2 kundër Bayern Munchen. I thoja gjithmonë presidentit Bartomeu, i cili më përgjigjej se do të bisedonim në fund të sezonit.

Ai nuk e mbajti fjalën që më dha. Jam ndjerë keq nga shumë fjalë që kanë qarkulluar, pasi askush nuk duhet ta vërë në dyshim dashurinë time për Barcelonën. Mos harroni që kam pasur gjithmonë mundësi për t’u larguar edhe në të kaluarën.

Mund të fitoja edhe më shumë para, por nuk e kam bërë dhe kam zgjedhur të qëndroj te Barça. Gjithmonë kam thënë që këtu është shtëpia ime, por këtë radhë e ndjeva që duhet të lëvizja, për të provuar sfida të reja dhe arritur objektiva të tjera“, deklaron Messi.

Por gjithsesi Messi nuk ka bërë të ditur asgjë në lidhje më rinovimin e kontratës, kështu që pritet në vazhdim nëse ylli argjentinas do firmos dhe një herë me Barcelonën, apo do të largohet verën tjetër si një lojtarë i lirë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel messi messi i qendron besnik barcelones lionel messi messi i qendron besnik barcelones

Sondazh

Poll