Aktualitet

‘Nuk luhet përdhunimesh’, dhjetra persona marshim të heshtur nga MASR tek Policia e Shtetit (VIDEO+FOTO)

10 Shkurt 2019, 09:30 Nga DOSJA
‘Nuk luhet përdhunimesh’, dhjetra persona marshim të

TIRANË- Disa dhjetra qytetarë janë mbledhur në një protestë kundër dhunës seksuale. Protesta është iniciuar nga ngjarja më e fundit e përdhunimit të të miturës në Kavajë dhe mban sloganin: Nuk luhet përdhunimesh. (Lexo këtu) 

[sgallery url=”https://dosja.al/mos-luaj-perdhunimesh-qytetaret-marshojne-ne-heshtje-nga-masr-drejt-drejtorise-se-policise-se-shtetit/”]

Paraditen e sotme, ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe kanë zhvilluar një tubim të heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave të dhunuara.

Pjesë e protestës, ishin edhe figura të njohura publike si aktorja e njohur Rudina Dembacaj, e cila u shpreh se kishte ardhur në protestë si nëna e një vajze.

Me pankartat: “Mos i vishni vajzat, edukoni djemtë.; Ne jemi këtu, ti nuk je vetëm.; Përdhunuesi shqiptar,më i poshtër se çetniku serb; Biologjia e klasës së 7 nuk është turp; Mos shfajsoni fajtorët,” të gjithë të pranishmit kanë shprehur solidarizimin me të miturën në Kavajë.

 Të heshtur, protestuesit qëndruan për disa çaste edhe para Policisë së Shtetit.


Marshimi drejt Policisë së shtetit

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marshimi i heshtur nuk luhet perdhunimesh perdhunimi i te mitures ne kavaje protesta kunder dhunes seksuale tirane marshimi i heshtur nuk luhet perdhunimesh perdhunimi i te mitures ne kavaje protesta kunder dhunes seksuale tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2019, 21:15

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Itali teksa është përplasur nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë  se ngjarja ka ndodhur në jug të Monopoli...