Politike

Cakaj përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes së n

4 Shtator 2020, 18:55 Nga DOSJA
Cakaj përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap i

TIRANË – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përgëzuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ai, nëpërmjet një reagimi në Facebook, e ka cilësuar marrëveshjen  si një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë.

Sipas Kryediplomatit Cakaj kjo marrëveshje do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.

Më tej, Cakaj shtoi se njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare.

Postimi i Plotë

Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë. Kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë. Njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli, ndërkaq, është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare. Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja en shtepine e bardhe gent cakaj arrihet marreveshja en shtepine e bardhe gent cakaj

Sondazh

Poll