Politike

“Nisma Thurje” i bën dalje Rudina Hajdarit: Për kryetar duam një person të dashur për publikun, artist ose aktor

4 Shtator 2020, 18:21 Nga DOSJA
“Nisma Thurje” i bën dalje Rudina Hajdarit: Për kryetar

TIRANË– “Nisma Thurje”, partia e re që po krijohet nuk do të ketë për kryetare Rudina Hajdarin. Këtë e ka deklaruar Pano Soko, përfaqësues i “Nismës”, i cili i ftuar në studion e Report TV, tha se kryetar i kësaj nisme dhe partie do të jetë një artist ose aktor i pëlqyer nga publiku.

“Po bëmë një parti me kryetar, s’do kemi ndryshim nga këto. S’kanë çfarë na duan ne shqiptarët, drejtimi do të jetë kolegjial, s’ka një drejtues nga “Nisma Thurrje”. Do të kemi një kryetar honorofik, Rudina s’ka ardhur me qëllimin të marrë drejtimin.  Kryetari do të jetë një personazh shumë i dashur për shqiptarët, ne titull honorofik, mund të jetë një aktor i madh, artist i madh. Nuk do të gremë një lëvizje për të ngritur kultin e individit. Bashkëpunimi me Hajdarin kemi pasur që me hapjen e listave, jemi në të njëjtën trajektore, nuk ka ndodhur një bashkim, kemi kërkuar në vetvete të njëjtën gjë, hapja e listave është mjet, qëllimi është përfaqësimi në parlament, ndryshimi i atyre që janë aty. Jo më kriminel të paaftë, dallkaut. Se mbaj mend se kush ka nisur bashkëpunimin,”– tha Soko.

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot se do të formojë një parti të re me Nisma Thurrjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nisma thurje rudina hajdari nisma thurje rudina hajdari

Sondazh

Poll