Aktualitet

4 Shtator 2020, 17:31 Nga DOSJA

TIRANE– Në vitin 2012, Tirana dhe jo vetëm u tronditën nga lajmi se një 23 vjeçare, Eglantina Buci, ishte vrarë dhe groposur në ‘Malin me Gropa” që ndodhet ngjitur me kufirin me Parkun Kombëtar të Dajtit.

Skena horror e cila as që imagjinohet se mund të jetë bërë nga familjarë të viktimës, është bërë nga as më pak e as më shumë se babai dhe vëllai i 23 vjeçares (31 vjeç ditën e sotme).

Por, si ndodhi vrasja e Eglantina Buçit?

Në vitin 2012, Eglantina, e datëlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë vendosi që të largohej nga shtëpia e familjes dhe të bashkëjetonte me një djalë, me të cilin ishte në një marrëdhënie dashurie.

Mirëpo vendimi që Eglantina të largohej nga shtëpia ishte në kundërshtim me atë që familjarë e saj donin, kryesisht meshkujt e familjes (babai dhe vëllai), ata e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes.

Duket se babai dhe vëllai nuk do e linin me kaq, madje vendosën që të merrnin masa ekstreme për këtë vendim. Ata vendosën që të shkonin te “Mali me gropa”, ndoshta e kanë gënjyer 23 vjeçaren me idenë se po shkojnë për tu kënaqur apo vizituar vendin, mirëpo horrori do ndodhte pas pak.

Eglantina është qëlluar me armë zjarri nga babai dhe vëllai i saj të cilët kryen aktin makabër me gjakftohtësi dhe pa menduar dy herë pasojat e veprimit që po kryenin.

Mirëpo sikur të mos mjaftonte kjo, ata të dy vendosën që për të humbur gjurmët ta varrosnin Eglantinën në ‘Malin e Gropa’ duke u larguar më pas nga vendngjarja ndoshta me pakëz ndiejnë faji që mund ti ketë shoqëruar përgjatë 8 viteve me rradhë.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi policinë.

Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prostitutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.

Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur.

Në vitin 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj aktorit Mishel Prelës (vrasje kjo e cila ishte me pagesë).

Pas ekspertizës mjeko-ligjore të eshtrave të viktimës, doli se ajo ishte Eglantina Buci dhe pikërisht autorë ishin i ati dhe i vëllai. Ndërsa arrestimi i babait të Eglantinës, i cili me vrasjen e vajzës së tij ‘pastroi nderin’ e familljes u bë ditën e sotme.

Dy autorët e ngjarjes do të gjykohen për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci vrasja ne malin me gropa eglantina buci vrasja ne malin me gropa

Sondazh

Poll