Aktualitet

Publikohen fotot! Ja kush janë babai dhe vëllai, të cilët vranë Eglantina Bucin se bashkëjetoi pa pëlqimin e tyre

4 Shtator 2020, 16:28 Nga DOSJA
Publikohen fotot! Ja kush janë babai dhe vëllai, të cilët

TIRANE– Është zbardhur ditën e sotme vrasja e Eglantina Bucit e cila u masakrua dhe u gropos në “Malin me gropa” në vitin 2012.

31 vjeçarja është vrarë nga babai dhe vëllai i saj pasi ata nuk donin që ajo të bashkëjetonte me një person tjetër.

Pas 8 viteve, është bërë i mundur arrestimi i babait, Faikut, ndërsa vëllai i është komunikuar masa e arrestit në burg, ku po vuan dënimin për një tjetër vrasje të mbetur në tetantivë në 2017, ndaj Mishel Prelës pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Në momentin e arrestimit babai i është gjetur me vete dhe një thikë. Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e dy të arrestuarve, babë dhe bir.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci vrasja ne malin me gropa eglantina buci vrasja ne malin me gropa

Sondazh

Poll