LIVE UPDATES
Aktualitet

E vranë dhe e groposën, arrestohen tetë vite pas krimit vëllai dhe babai i Eglantina Bucit, 31-vjeçarja iku të bashkëjeto

4 Shtator 2020, 14:51 Nga DOSJA
E vranë dhe e groposën, arrestohen tetë vite pas krimit

TIRANE- Faik Buci dhe Shkëlzen Buci (babë e bir) janë lënë në masën ‘arrest me burg’, pasi kanë vrarë në vitin 2012, 31-vjeçaren Eglantina Bucin (në atë kohë 23 vjeçe) në ‘Malin me Gropa’. Ngjarja horror ka ndodhur pasi vajza në fjalë, (motra e Shkëlzenit dhe vajza e Faikut), në vitin 2012 u largua nga shtëpia për të bashkëjetuar me një tjetër person (partnerin e saj në atë kohë). Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga babai dhe vëllai i saj.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë vetëm Faik Buci, pasi Shkëlzen Buci, aktualisht ndodhej në burg, teksa po vuan dënimin për një tjetër krim, vrasje me paramendim. Ai është duke vuajtur dënimin prej 13 vitesh për një tjetër vrasje me paramendim e ngelur në tentativë, ndërsa pritet që t’i shtohet dhe dënimi për vrasjen e motrës.

Përmes njoftimit policia bëri me dije se gjithashtu, sot, tetë vite pas krimit të rëndë, janë gjetur edhe një pjesë të eshtrave që i përkisnin Eglantina Buçit, 23 vjeç në kohën kur u vra. Kanë qenë kafshët e egra ato që i nxorrën eshtrat në sipërfaqe dhe bënë që të zbuloheshin nga policia. 

Dy autorët e ngjarjes do të gjykohen për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA”, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Instituti i Policisë Shkencore, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë. Vihet në pranga njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në IEVP ku vuan dënimin. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “HESHTJA”. Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ”Mali me Gropa”, Tiranë. Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë. Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje, u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore i kësaj ngjarjeje. Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit: B., 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë; Sh. B., 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë. Shtetasit F. B. dhe Sh.B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen E. B. dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë. Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi shtetasja E. B. është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur F.B dhe Sh.B (familjarë të saj). Theksojmë se shtetasit Sh. B. iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim. Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin F. B., Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë. Në kuadër të operacionit Policia e Shtetit falënderon Agjencinë e Kosovës për Forezikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në lidhje me identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë ligjore të kësaj çështjeje. Materialet në ngarkim të shtetasve F. B. dhe Sh. B. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babe e bir vrasin eglantina buci vrasja e 2012 babe e bir vrasin eglantina buci vrasja e 2012

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën