Aktualitet

Kandidoi për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme/ Fatjona Memçaj zgjidhet hetuese ndërlidhëse e Shqipërisë në Hagë

4 Shtator 2020, 14:28 Nga DOSJA
Kandidoi për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme/ Fatjona

TIRANË– Fatjona Memçaj zgjidhet prokurore e Shqipërisë pranë Eurojus (Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të Bashkimit Europian, Hagë). Ka qënë prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zgjedhur sot Memçajn që të përfaqësojë Shqipërinë në Hagë. Ndërkohë që aktualisht hetuesja mban postin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kandidati i përzgjedhur do të komandohet sipas rregullimeve ligjore të brendshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për periudhën 2 vjet e 6 muaj.

Memçaj ishte kandidate për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, megjithatë ajo nuk ia arriti që të ishte në krye të organit hetues, i cili prej muajsh drejtohet nga kryeprokurori Çela.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjona memcaj fatjona memcaj

Sondazh

Poll