LAJMI I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë zbulon shifrat: 123 raste të reja në 24 orë, 5 pacientë ndërrojnë jetë
4 Shtator 2020, 14:11Nga DOSJA
TIRANE– Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar shifrat për COVID-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.
Kështu në një deklaratë për mediat Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.
Më tej, thuhet se ditën e sotme kanë ndërruar jetë 5 persona, dy nga Tirana, një nga Cërriku, Elbasani dhe Kurbini.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” aktualisht po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 857 testime për COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 123 persona kanë rezultuar pozitivë. Fatkeqësisht 5 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën.
Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77- vjeçare.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
TIRANE– Policia rrugore ka vijuar aksionin për të evidentuar, ndëshkuar të gjithë shkelësit e kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Kështu ...
TIRANË– Aeroporti i Rinasit, ditën e sotme ka njoftuar se të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Belgjikës dhe Gjermanisë duhet të plotësojnë nj...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve tek personat e dënuar dhe subjekt të ligjit. Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrën gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj. Trupi gjykues që kreu procesin...
KLOS- Vetëvrasja e 65 vjeçarit Hasan Mira nga fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit ka tronditur edhe bashkëfshatarët e tij. Një prej tyre ka treguar për F...
TIRANË– Gjykata e Korrupsionit dhe e Krimit të Organizuar ose ndryshe GJKKO ka vendosur pushimin e akuzës për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala dhe not...
TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka pushuar një nga procedimet për protestat e kryera në “Unazën e Re”, ku nën hetim ishte edhe ish-deputeti i Parti...
VLORË- Operatorët turistikë në Vlorë i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Edi Rama lidhur me problemet e hasura në këtë sezon veror. Ndër të tjera ata t...