Aktualitet

Zjarr prej tetë orësh në Lushnje në kodrat e Karbunares, banorët iu bashkohen zjarrfikësve për të shuar flakët

4 Shtator 2020, 09:34 Nga DOSJA
Zjarr prej tetë orësh në Lushnje në kodrat e Karbunares,

LUSHNJE- Pavarësisht temperaturave më të favorshme, zjarret vijojnë në vendin tonë. Pas flakëve dje në masivin pyjor në Korçë, sot një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Lushnje. Konkretisht zjarri ka përfshirë kodrat në Karbunarë dhe vijon prej më shumë se tetë orësh tashmë, që nga mëngjesi i sotëm.

Banorët dhe zjarrfikësit janë bërë bashkë për të shuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sasi të konsiderueshme me ullinj.

Terreni ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, por me ndihmën e emergjencave dhe banorëve, situata pritet të vihet nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë ndezur nga blegtorët e zonës, që duan të djegin tokat për t’i patur më pjellore në dimër.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kodrat e karbunares lushnje zjarr ne lushnje kodrat e karbunares lushnje zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll