Art&Argëtim

Ylli i ‘Twilight’, Robert Pattinson rezulton me Covid-19, mbyllen xhirimet e filmit “Batman”

4 Shtator 2020, 11:20 Nga DOSJA
Ylli i ‘Twilight’, Robert Pattinson rezulton me Covid-19, mbyllen

ANGLI- Aktori i njohur Robert Pattinson, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.  Ai ishte duke xhiruar filmin “batman”, por xhirimet u detyruan të ndërpriten vetëm pak ditë pasi kishte filluar puna në një studio në Londër. Sipas “NewYorkTimes”, studioja e filmave Warner Bros ka thënë se: “Regjistrimi është ndaluar përkohësisht, sepse një anëtar i prodhimit të Batman ka rezultuar pozitiv me Covid-19″, por nuk ka bërë të ditur se kush.

Warner Bros nuk ka pranuar të komentojë përtej deklaratës së lëshuar. Revista amerikane “Vanity Fair” ishte e para që raportoi lajmin të enjten. Xhirimit e filmit kanë filluar në shtatorin e kaluar, por për shkak të Covid-19, puna u mbyll në muajin mars.

Pandemia ka ndryshuar gjithë botën, gjithashtu edhe mënyrën sesi bëhen filmat.

Robert Douglas Thomas Pattinson (lindur më 13 maj 1986) është një aktor anglez. Pasi filloi të merrte pjesë në një klub teatri në Londër në moshën 15 vjeç, ai filloi karrierën e tij filmike duke luajtur Cedric Diggory në filmin fantastik “Harry Potter and the Goblet of Fire” (2005). Ai vazhdoi të luante si Edward Cullen në adaptimet filmike të romaneve Twilight, të përbërë nga pesë filma midis 2008 dhe 2012, të cilat fituan një total prej mbi 3.3 miliardë dollarë në të gjithë botën, duke e kthyer Pattinsonin, në një aktor tejet të famshëm në të gjithë botën, dhe gjithashtu edhe një nga aktorët më të paguar në botë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture robert pattinson me covid robert pattinson me covid

Sondazh

Poll