Art&Argëtim

“E duam njëri-tjetrin”/ U ndanë se e dhunoi, këngëtarja habit me deklaratën për reperin

3 Shtator 2020, 19:50 Nga DOSJA
“E duam njëri-tjetrin”/ U ndanë se e dhunoi,

TIRANË– Rihanna, këngëtarja e njohur ka surprizuar me deklaratën për reperin Chris Brown, me të cilin, historia e dashurisë përfundoi shumë keq, pasi ky i fundit e dhunonte. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se këngëtarja është shprehur se ai ka qenë dashuria e vërtetë e jetës së saj, dhe se ata e duan sërish njëri-tjetrin, por tashmë, si shokë.

Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë. Unë jam ‘single’, por ne kemi ndërtuar një miqësi të ngushtë që pasi lamë pas gjithcka. Kemi punuar pak nga pak, nuk ka qenë e thjeshtë,”– është shprehur këngëtarja.

Rihanna dhe Chris Brown janë ndarë me bujë për shkak të dhunës që ushtroi reperi më këngëtaren. Dyshja u duk sikur s’do të bashkoheshin më, por siç duket, gjërat kanë ndryshuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chris brown rihanna chris brown rihanna

Sondazh

Poll