Art&Argëtim

Studiuesit zbulojnë për herë të parë madhësine e peshkaqenit megalodon

3 Shtator 2020, 20:07 Nga DOSJA
Studiuesit zbulojnë për herë të parë madhësine e

SHBA- Madhësia e një mega-peshkaqeni prehistorik e bërë e famshme në filmat e Hollivudit është zbuluar për herë të parë nga një studim në Mbretërinë e Bashkuar.

Më parë ishte vlerësuar vetëm gjatësia e Otodus megalodon, por një ekip nga Universiteti i Bristol dhe Universiteti i Swansea kanë përcaktuar madhësinë e pjesës tjetër të trupit të tij.

Peshkaqeni i bardhë – i përshkruar në filmin hit të vitit 1975 Jaws – është një pasardhës i largët i megalodonit dhe shkon më shumë se 6 metra gjatësi.

Studiuesit përdorën metoda matematikore dhe krahasime me të tjerë peshkaqenë të gjallë për të gjetur madhësinë e përgjithshme të megalodonit, i cili jetoi nga rreth 23 milion deri në 3 milion vjet më pare.

Rezultatet tregojnë se një megalodon 16 metra ka gjasa të ketë pasur një kokë të gjatë rreth 4,65 metra të gjatë, një pendë 1,62 metra të gjatë dhe një bisht 3,85 metra të gjatë.

Megalodoni (Carcharocles megalodon) është pjestar i një specie peshkaqenësh të zhdukur (megatooth shark, Otodontidae) duke u konsideruar të jetë peshkaqeni më i madh, po ashtu edhe peshku më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Fosilet që i atribuohen megalodonit datojnë që në epokën Miocene rreth 23 milionë vite më parë e deri në përfundim të epokës Pliocene rreth 2.6 milionë vite më parë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete madhesia peshkaqeni studiuesit madhesia peshkaqeni studiuesit

Sondazh

Poll