Art&Argëtim

FOTOT/ Masat kundër COVID ‘shkatërrojnë’ financat e bordellos më të madhe në Gjermani, drejtori: Morëm fund, prostitu

4 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA

GJERMANI- Një nga shtëpitë publike më të mëdha në Evropë, ka shkuar drejt falimentimit për shkak të masave të marra kundër përhapjes së Covid-19. Bordelloja “Pascha”, ndodhet në qytetin perëndimor gjerman në Këln, drejtori i saj Armin Lobscheid, ka lajmëruar ditën e enjte se ajo do të mbyllet, pasi bordelloja ka konsumuar të gjitha rezervat e saj financiare gjatë ndalimit të prostitucionit të vendosur gjatë pandemisë, shkruan DW.

“Ne jemi në një fund. Ne nuk mund të planifikojmë kështu. Ne mund të ishim në gjendje të mbronim falimentimin me ndihmën e bankave nëse do të ishim siguruar që gjërat mund të fillojnë përsëri në fillim të vitit të ardhshëm. Të gjithë e dinin që shërbimet e paguara të seksit po vazhdonin pavarësisht nga ndalimi, por në mënyrë anonime dhe pa u paguar asnjë taksë,”- ka thënë ai.

Bordelloja është një një ndërtesë 11-katëshe dhe ka rreth 60 persona në staf, duke përfshirë masazhatore dhe kuzhinierë.

Gjithashtu, rreth 120 punonjëse seksi punojnë atje mbi një bazë të pavarur, por nga masat e vendosura nga pandemia, prostitucionin u ndalua pesë muaj më parë në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim bordelloja pascha bordelloja pascha

Sondazh

Poll