Art&Argëtim

Në fshehtësi të plotë! Këngëtari i njohur shqiptar i paska dhënë fund beqarisë

3 Shtator 2020, 16:51 Nga DOSJA
Në fshehtësi të plotë! Këngëtari i njohur shqiptar

TIRANE– Këngëtari i njohur Irkenc Hyka ka deklaruar para disa muajsh se prej 3 vitesh është në një marrëdhënie dashurie me një vajzë, identitetin e se cilës nuk e kishte zbuluar.

Mirëpo duket se marrëdhënia e tyre tashmë ka arritur në një stad tjetër pasi çifti është fejuar.

Abi Fregjaj, e dashura e Irkenc Hykës ka postuar një foto teksa tregon thonjte e rinj dhe ajo që ra në sy ishte unaza në gishtin e fejesës, që do të thotë se Irkenci dhe e dashura e tij mund t’ kenë thënë “po” njeri-tjetrit.

Nuk dihet se kur është bërë propozimi I madh nga ana e Irkencit, mirëpo ata kanë arritur ta mbajën sekret këtë gjë e ne shpresojmë që të mos e mbajnë kaq private dhe mometin kur do të ngjiten në altar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fejese irkenc hyka kengetari shqiptar fejese irkenc hyka kengetari shqiptar

Sondazh

Poll