Aktualitet

Operacioni “Vjeshta”/ Mbolli kanabis në oborr e iu gjetën 23 kg në shtëpi, pranga 45-vjeçarit nga Fieri

4 Shtator 2020, 11:15 Nga DOSJA
Operacioni “Vjeshta”/ Mbolli kanabis në oborr e iu gjetën

FIER– Një 45-vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit pasi kishte mbjellë kanabis sattiva në oborrin e shtëpisë së tij. Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për operacionin “Vjeshta”, duke sekuestruar edhe rreth 23 kg lëndë narkotike, që i kishte brenda banesës së tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Vjeshta”. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë cannabis. Vihet në pranga autori.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. B. (S)., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborrin e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e shtetit fier policia e shtetit

Sondazh

Poll