Aktualitet

Me shtatorin, rikthehet ‘xhungla’ në Tiranë/ Kryeqyteti plot makinë, trafiku i padepërtueshëm në mëngjes

4 Shtator 2020, 07:11 Nga DOSJA
Me shtatorin, rikthehet ‘xhungla’ në Tiranë/ Kryeqyteti

TIRANË– Mëngjesin e sotëm, kryeqyteti është ‘zgjuar’ në trafik të jashtëzakonshëm, duke i vënë “qershinë mbi tortë” për gjithë javën. Me kthimin e pushuesëve nga plazhi dhe fillimin e rutinës së përditshme, Tirana është rikthyer në ‘origjinë’. 

Për të përshkruar një rrugë që gjatë verës do të të duheshin vetëm pak minuta, tanimë të duhen thuajse orë. Trafiku në pikat më të frekuentuara të qytetit gjatë mëngjesit është kthyer në makthin e shoferëve dhe qytetarëve. 

Ndërkohë që edhe pse situata qartazi ka nevojë për kontroll, në pikat e trafikut nuk sheh as edhe një efektiv të Policisë Rrugore që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Në vend që të dëgjohej bilbili i këtij të fundit, e vetmja gjë që të zë veshi janë boritë e makinave, të cilat “ulërijnë” gjithë kohën si për t’ja nxjerrë hallin shoferit para, që vuan njësoj si të gjithë në trafik. 

Epo gjithçka mund të ndodhi, jetojmë në ‘Tironë’…

Zgjidhje nuk ka as për përdoruesit e urbanëve, të cilët përveç frikës së një infektimi të mundshëm do të duhet të presin edhe ata në trafik si të gjithë të tjerët. Kjo pasi disa rrugë në kryeqytet nuk kanë vende të posaçme për kalimin e transportit publik.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane trafik ne tirane tirane trafik ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 21:06

TIRANË– Familja, të cilës kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re në Petrelë, do të jetojnë ...