Aktualitet

Letra që nxjerr blof TIA-n, si i tregonte ‘dhëmbët’ Komisariatit të Rinasit: Na kontrollon AAC-ja

11 Prill 2019, 20:41 Nga DOSJA

Dosja.al ka siguruar një letër të TIA, që i përgjigjet një letre, e cila i përket datës 14 gusht të vitit 2017.

Shefi i Komisariatit të Rinasit, Përparim Demës i kishte dërguar një letër drejtoreshës së Departamentit të Sigurisë, Besa Zoraqit ku edhe i kërkonte llogari lidhur me sigurinë e perimetrit të aeroportit.

Në përgjigjen e saj, Zoraqi i shkruante Demës se asnjë autoritet tjetër përveç AAC nuk e kishte legjitimitetin dhe kompetencën për të vlerësuar efektivitetin e planeve dhe masave të sigurisë së marra në aeroport.

Gjë që të thotë që përgjegjësia mbi sigurinë e territorit të aeroportit të Rinasit bie e gjitha mbi Autoritetin e Aviacionit Civil.

Pjesë nga letra:

“TIA vëren se keni renditur disa çështje që lidhen me Portat që përdorën për qëllime operacionale dhe/ose raste emergjente. Duke iu referuar kundrit ligjor aktual të Sigurisë së Aviacionit, asnjë autoritet tjetër përveç AAC nuk e ka legjitimitetin dhe kompetencën për të vlerësuar efektivitetin e planeve dhe masave të sigurisë së marra në aeroport. Domosdoshmërisht TIA mirëkupton faktin se efektshmëria e masave të sigurisë së aviacionit dhe planet përkatëse të emergjencave mund të jenë subjekt i shqyrtimit por nga ana tjetër një aktivitet i tillë duhet të koordinohet, monitorohet dhe udhëhiqet nga autoriteti kompetent për sigurinë e aviacionit që ën rastin konkret është ACAA.”

Po në atë vit kur është dërguar letra, vetëm disa muaj më parë më 17 shkurt ku në rrugën e Rinasit u grabitën 3.2 milionë dollarë. Edhe në këtë grabitje kishte gisht, edhe autori i grabitjes së pak ditëve më parë që do të ishte edhe e fundit për të, Admir Muratajt.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet acc admir murataj besa zoraqi grabitja ne rinas përparim dema tia vrasja e admir muratajt acc admir murataj besa zoraqi grabitja ne rinas përparim dema tia vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 19:45

Del fotoja, si kishte ndryshuar pamjen Admir Murataj

Në emisionin Opinion janë publikuar foto të pasaportës greke të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të vrarë më 9 Prill 2019 gjatë grabitjes së miliona Eurov...