Aktualitet

Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor kërkesë Ramës: Mjekët që humbën jetën nga Covid-19 të shpallen dëshm

2 Shtator 2020, 11:57 Nga DOSJA
Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor

TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të gjithë mjekët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, duhet të shpallen dëshmorë të kombit. Nëpërmjet një njoftimi kjo sindikatë thotë se duhet të bëhet edhe sigurimi i jetës i personelit shëndetësor, si dhe kërkohet rritja e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Në fund të njoftimit, sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë periudhës së pandemisë kanë humbur jetën disa mjekë, të cilat u infektuar me COVID-19.  Mjekët, si Anibal Byberi, Arjan Pushi dhe Hysni Shkaju nuk mundën të fitonin betejën me COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor koronavirusi ne shqiperi sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 11:44

FIER- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo s...