Sport

FOTO/ Serie A bëhet gati, hidhet shorti i sezonit të ri, derbi i “Madoninës” ndizet javën e katërt, Pirlo sfidon Sampin

2 Shtator 2020, 11:36 Nga DOSJA
FOTO/ Serie A bëhet gati, hidhet shorti i sezonit të ri, derbi i

ITALI– Mesditën e sotme u hodh shorti i Serie A për sezonin e ri 2020-2021. Kampionati italian do të nisë fundjavën e 19 dhe 20 shtatorit. Aventura e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit do të nisë me sfidën shtëpiake ndaj Sampdorias. Milani i Piolit ndërkohë pret në shtëpi Bolognan ndërsa Napoli e Roma luajnë në transfertë respektivisht ndaj Parmës dhe Hellas Veronës.

Dy sfidat e tjera në të cilat janë përfshirë tre skuadra të mëdha si Inter, Lazio e Atalanta do të shtyhen për në datën 30 shtator, me Interin që shorti e ka vendosur përballë Beneventos së Inzaghit ndërsa Lazio pret në Olimpico Atalantën.

Shortin më të vështirë në javët e para e ka pikërisht skuadra e Contes që në javën e 3-të do të ketë përballë Lazion dhe në raundin e 4-t do të sfidojë Milanin në derbin e Madoninës. Derbi i Italisë Juve-Inter është në program në javën e parafundit të fazës së parë pikërisht në raundin e 18-të. Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport serie a serie a

Sondazh

Poll