Aktualitet

Berat/ Preket me COVID-19 punonjësja e Infektivit dhe i afërmi i një të infektuari, tamponohen kontaktet e ngushta

2 Shtator 2020, 10:15 Nga DOSJA
Berat/ Preket me COVID-19 punonjësja e Infektivit dhe i afërmi i

BERAT- Dy të infektuar në qytetin e Beratit. I infektuari i parë bëjnë me dije burime për Dosja.al është një punonjëse në Spitalin Infektiv, ndërsa rasti i dytë është një banor në fshatin Duhanas. Të dy të infektuarit janë kontakte të një personi të infektuar më herët me COVID-19.

Tamponi i punonjëses së Infektivit është marrë më datë 31 gusht dhe dje është kthyer përgjigjia. Siç mësohet, paraprakisht është bërë izolimi të infektuarve dhe po ashtu janë tamponuar kontaktet e tyre të afërta. 

Deri më tani, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 9096, ndërsa raste aktive janë 3875. Numri i viktimave ka shkuar në 290, ndërsa rastet e reja shtohen çdo ditë me trend alarmues.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll