Aktualitet

Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin që po udhëtonte me motor

1 Shtator 2020, 19:36 Nga DOSJA
Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje

MAMURRAS– Një 23-vjeçar i identifikuar si R. Peskura ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se 23-vjeçari po udhëtonte me motor në aksin Mamurras- Laç, në momentin që është përplasur nga një automjet.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, por nuk bënte dot asgjë më për Peskurën, pasi i riu kishte ndërruar jetë në vend. plagët e shumta që kishte marrë nga goditja e fortë, kanë bërë që ai të mos mbijetonte. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, me inicialet E.Q., është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë
Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne mamurras mamurras vdes 20 vjecari aksident me vdekje ne mamurras mamurras vdes 20 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2020, 18:19

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Gjirokatrës ka shpallur sot qytetar nderi mjekun e njohur, Tritan Kalo. Është vetë mjeku që ka bërë publik këtë lajm, ku s...